Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, më në fund ka folur për media, pas dështimit të 22-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se “Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë”.
Ndërsa sa i përket votimit të fshehtë, Kurti tha se shpreson për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese.
“Për ta konstituuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë. Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre”, deklaroi Kurti.