Kurti dhe Sveçla bëjnë homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë gjatë detyrës

Kurti dhe Sveçla bëjnë homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë gjatë detyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bënë sot homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës.

Bashkë me ta ishte edhe Blerim Vela, shef i kabintetit të presidentes Vjosa Osmani.

Të njëjtit nuk pranuan që të prononcohen për medie, derisa homazhe bënë edhe zyrtarë të tjerë policorë.

26 korriku është shpallur ditë memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, për nder edhe të përvjetorit të vrasjes së policit Enver Zymberi në veri.

Related Articles