Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë edhe një herë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, brenda këtij muaji, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili paralajmëroi se Kurti do të të udhëtojë sërish drejt SHBA–së për takime.
Kryeziu, pasi kujtoi takimet e Kurtit në gjashtë muajt e fundit ne vende të tjera, bëri edhe paralajmërimin për vizitën e kryeministrit në SHBA.
“Muaji maj do të jetë me përplot takime tjera të rëndësishme. Vazhdojmë nesër me ministren gjermane të Mbrojtjes, e pastaj me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ai./GazetaEnigma/