Kurti e Çeku marrin pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili

Kurti e Çeku marrin pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë marrë pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili.



Galeria u rihap me ekspozitën personale të Eshref Qahilit, “Muzeu i fëmijërisë”, si dhe promovimin e monografisë retrospektive me po këtë emër.

Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të Eshref Qahilit, të cilat nuk janë ekspozuar më parë dhe reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave.

“Muzeu i fëmijërisë” do të qëndrojë i hapur deri më 16 janar.

Related Articles