Arrestohet 50 vjeçari, përfitoi në mënyrë të kundërligjshme 132 mijë euro

Arrestohet 50 vjeçari, përfitoi në mënyrë të kundërligjshme 132 mijë euro

Një 50 vjeçari është arrestuar nga policia.

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, që është raportuar në shtator të vitit 2022.

A.Z, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme 132 mijë euro.

I njëjti thuhet se ka prezantuar fakte të rreme rreth një prone.

“Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se personi në fjalë, duke i prezantuar fakte të rreme rreth një prone, për të ciliën kishin bërë marrëveshje për shitblerje, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi në periudha të ndryshme, shuma të parash (vlera e parave gjithsejt 132.000 euro)”, njofton policia.

Related Articles