Takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Turqisë, Recep Tayp Erdogan, ka zgjatur plotë një orë e 50 minuta, kanë raportuar mediat turke, transmeton Gazeta Enigma.
Detajet nga takimi me dyer të mbyllura në zyrën e presidentit turk ende nuk janë bërë të ditura.
Kurti u prit në vizitë zyrtare nga Erdogani, nënkryetari Cevdet Yılmaz dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler. /Gazeta Enigma