Kosova e ka humbur përballjen kundër Sllovenisë në hendboll.
“Dardanët” humbën me rezultat 29:24.
E ndeshjen e ndoqi një mysafir goxha special.
Ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i cili ishte i pranishëm.
Ai ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.
E kjo nuk ishte ndeshja e vetme që Kurti e ka përcjell në hendboll.
I pari i qeverisë kishte qenë mysafir edhe herave të tjera.
Albin Kurti, njihet si adhurues i madh i sport dhe fans i kombëtarës së Kosovës.
Kurti, i kishte përcjell nga afër disa ndeshje të kombëtarës së Kosovës në futboll.