Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin e sotëm që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas tij, kjo është një mirënjohje ndaj përkushtimit të Qeverisë Kurti për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimit e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit.
Kurti po ashtu e ka falënderuar Presidencën Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.