Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kthyer në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezajn, i cili nga kjo pozitë ishte shkarkuar, gjatë kohës së Qeverisë “Hoti”, raporton Gazeta “Enigma”.
Njoftimin për rikthimin e Murtezajt, ATK e bëri duke theksuar se kryeministri Kurti ka zbatuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm dhe të njëjtin e ka kthyer në pozitën që mbante.
“Bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm, andaj Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në zbatimin të vendimit të KPMSHCK me datë 17 maj 2021, ka marr vendim për kthim të menjëhershëm të Ilir Murtezajt në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Sot Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ri-filloj punën, me ç’rast ka mbajtur takim me menaxhmentin e lartë, në të cilin u diskutuan aktivitetet në vijim, planet dhe objektivat për këtë vit.
Bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm, andaj Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në zbatimin të vendimit të KPMSHCK me datë 17 maj 2021, ka marr vendim për kthim të menjëhershëm të Ilir Murtezajt në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës.
Gjatë takim të mbajtur me menaxhmentin e lartë, drejtori Murtezaj tha se do të vazhdojmë që të punojmë më përkushtim aty ku e kemi lënë. Prioritetet dhe objektivat e ATK-së do të kenë jetësim, nëse secili prej nesh do të punoj me profesionalizëm dhe dinjitet. Po ashtu, ai tha se jemi dëshmitar që ATK sikurse çdo institucion tjetër është duke u përballur me pasojat e pandemisë COVID 19, mirëpo, theksoj se ne jemi ata që mund të ri-marrim prapë proceset të cilat janë dëmtuar.
Drejtori Murtezaj në fund të këtij takimi potencoj se shteti ynë më shumë se kurrë ka nevojë të fuqizohet, ku të gjithë së bashku do të punojmë, përfshirë këtu bashkëpunimin institucional dhe ndërinstitucional, partneret tanë, si dhe tatimpaguesit.