Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ashpërsuar tonet ndaj partive opozitare, duke i akuzuar ato për mungesë përgjegjësie dhe vullneti për bashkëpunim institucional.
Në një deklaratë të fundit publike, Kurti theksoi se iniciativat për takime me opozitën kanë ardhur vazhdimisht nga ana e tij, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia për dialog politik nuk është ndarë në mënyrë të barabartë.
“Çdo takim me ta është inicuar çdo herë nga unë, thua se Kosova është vetëm e imja,” u shpreh ai, duke kritikuar qasjen e krerëve të Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kryeministri shkoi më tej duke krahasuar sjelljen e tyre me atë të Fatmir Limaj gjatë vitit të kaluar, duke e cilësuar aktualisht edhe më problematike. Sipas tij, opozita nuk është e interesuar për marrjen e përgjegjësive shtetërore apo për ushtrimin e pushtetit, por synon vetëm largimin e qeverisë aktuale.
“Realisht, ata nuk janë duke dashur as pushtet dhe as përgjegjësi për veten e tyre. Krejt çfarë duan është që ne dhe unë të mos kemi pushtet. Por, këtë gjë nuk e vendosin ata,” deklaroi Kurti.
