Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar presidentin shqiptar Bajram Begaj për pjesëmarrje në festën e 25-vjetorit të çlirimit të shtetit tonë, shkruan Gazeta Enigma.
Kurti ka përmendur afërsinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se në dekadën e ardhshme do ta kemi edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës.
“Në ditë si këto, ne shpesh shikojmë prapa në arritjet tona të së kaluarës, edhe kur presim me padurim arritjet e së ardhmes. Në dekadën e mëparshme, Autostrada e Kombit (Rruga e Kombit) ishte infrastruktura kryesore që afroi Kosovën dhe Shqipërinë. Këtë vit ishte shkëmbimi i energjisë ALPEX. Për dekadën e ardhshme duhet të jetë hekurudha Prishtinë-Durrës. Faleminderit Presidenti Bajram Begaj që ishe pjesë e festës sonë të përbashkët të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të pakushtëzuar”, ka shkruar Kurti.
In days like these, we often look back at our past achievements, even as we look forward to future accomplishments. In the previous decade, the Nation's Highway (Rruga e Kombit) was the key infrastructure that brought Kosova & Albania closer. This year, it was ALPEX power… pic.twitter.com/ooSNVWNLDF— Albin Kurti (@albinkurti) June 12, 2024