Kurti falenderon kancelaren Merkel, i uron mirëseardhje pasardhësit të saj, Scholz

Kurti falenderon kancelaren Merkel, i uron mirëseardhje pasardhësit të saj, Scholz

Pas përfundimit të mandatit të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e falënderoi atë për lidërshipin e saj në Evropë.

Këtë Kurti e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku njëkohësisht i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri gjerman me të cilin pret që të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit Kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe botë. Dhe një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres ta promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Urime Kancelar Olas Scholz”, ka shkruar Kurti./Gazeta “Enigma”/

Related Articles