Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për nderë të festës së Fitër Bajramit ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu, Naim Tërnava.
Kurti ka thënë se është kënaqësi që të takoj myftiun Tërnava dy vite pas përballjes me pandeminë COVID-19.
“Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve. Ishte kënaqësi të takohem me myftiun pas dy vjetëve për shkak të pandemisë që na u bë e pamundur vizita në festat e mëparshme. Me lutjet më të mira që të pranohet agjërimi, uroj që të ketë paqe, gëzim e lumturi për të gjithë njerëzit”, tha Kurti.
Ai falënderoj BIK-un dhe myftiun Tërnava për kontributin e dhënë për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“E falënderoj BIK-un myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin që kanë pasur për shoqërinë, shtetin e kombin, edhe pavarësinë dhe zhvillimin e shtetndërtimit të Kosovës”, tha Kurti.