Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka folur për disa media në Kosovë që sipas tij janë të “ish regjimit dhe të oligargëve”, të cilët “i kanë regjistruar bizneset në Serbi”.
Ai tha se Kosova po ec përpara në shumë fusha përkundër zhurmës së këtyre mediave dhe të opozitës.
“I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare dhe disa mediave të ish regjimit dhe të oligarkëve që madje kanë shkuar aq larg sa që i kanë regjistruar bizneset në Serbi, republika e Kosovës, atdheu ynë po ec përpara në ekonomi e në demokraci, në rend me ligj, me siguri e paqe për të gjithë”, tha ai.
Kurti flet sërish për mediat: Disa media të ish regjimit dhe të oligarkëve i kanë regjistruar bizneset në Serbi
