Kryeministri i Kosovës, në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor ka folur edhe rreth fondit Sovran dhe se si ai është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.
Kurti po ashtu foli edhe për bashkëpunimin me USAID-in dhe punës që po zhvillojnë bashkë, shkruan Gazeta Enigma.
“Ne jemi bashkë me USAID-in për të ndërtuar një kornizë të re legjislative në fondet e investimeve. Ky është një proces në vazhdim ku ministri i financave është i përfshirë”, ka thënë kryeministri Kurti.
“Nga ana tjetër besoj se na duhen tregje më të thella dhe na duhen edukatorë për investime, mirëpo një problem që nuk e përmenda më herët është fondi sovran, që është një fond i hapur por është shumë i rëndësishëm sepse bashkon ndërmarrësit si dhe prioritetizon agjencitë private të Kosovës. Fondi sovran është duke u bërë çelësi kryesor për një ekonomi të zhvilluar të Kosovës”. /GAZETA ENIGMA/