Kryeministri Albin Kurti ka thënë se e habit fakti që Prokuroria e Shtetit vazhdon të jetë pasive për t’i akuzuar personat që kanë bërë veprime të jashtëligjshme në pjesën veriore të vendit.
“Ata që kanë bërë krime duhet të përballen me drejtësinë. Nuk e kuptoj prokurorinë tonë të shteti që si është e mundur që përkundër qindra prezantimeve të krimeve dhe denoncime me emër e mbiemër nuk ka veprime”, është shprehur Kurti, njofton KlanKosova.tv.
“Është përsëritje e situatës së dhjetorit të vitit të kaluar. Kanë qenë 16 barrikada, asnjë aktakuzë. Nuk shohim veprime të prokurorisë. E pakuptimtë që si është e mundur që ketë këso lloj pasiviteti përkundër gjithë këtyre shkeljeve dhe krimeve. Është numër i konsiderueshëm i ekstremistëve edhe kanë qenë në burg më herët, nuk bëhet fjalë për njerëz që nuk njihen”.
Për praninë e njësive speciale nëpër veri, Kurti ka thënë se mund të zvogëlohet, por që së pari duhet që të ketë sundim të ligjit.