Çmimi i naftës në rënie në tregjet botërore, Berjani thotë se një litër naftë në Kosovë duhet të jetë 1 euro

Çmimi i naftës në rënie në tregjet botërore, Berjani thotë se një litër naftë në Kosovë duhet të jetë 1 euro

Në tregjet globale çmimi i naftës ka vazhduar të bie edhe në javën e fundit, për herën e dytë radhazi. Kjo po ndodh për arsye pasi rritja e ekonomive të mëdha botërore është duke u ngadalësuar, gjë që ka bërë që kërkesa për “arin e zi” të bie, shkruan Gazeta Enigma.

Çmimi për barrel në tregun londinez javën ë kaluar ka rënë për 1.6 përqind, në çmim 74.79 dollarë. Ndërsa në tregun amerikan një barrel është tregtuar për 70.17 përqind, raporton AlJazeera, përcjellë Gazeta Enigma.

Pavarësisht që çmimet e naftës kanë rënë për herën e dytë radhazi, një gjë e tillë nuk po ndodh në Kosovë, pasi pronarët e pompave në javën e fundit i kanë ngritur çmimet e derivateve deri në katër cent, duke bërë të kundërtën me atë nga tregjet globale.

Gazeta Enigma e ka kontaktuar Kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanin.

Berjani thotë se ky sektor është drejt normalizimit.

Çmimet e naftës në Kosovë kanë rënë në nivelin e para pesë viteve. Ky sektor është drejt normalizimit. Për momentin çmimi për litër naftë për dizell është 1.20 cent, kurse për benzinë 1.28”, thotë Fadil Berjani.

Ai thotë se nuk mund ta dinë se cilat do të jenë çmimet në ditët në vijim, por Berjani insiston se trendi është drejt normalitetit.

Sipas tij çmimi ideal për një litër të dizellit dhe benzinës do të ishte 1 euro.

Nuk mund ta dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve të kosovës do të ishtë 1 euro për litër të dizellit dhe benzinës”, thotë Berjani për Gazetën Enigma.

Ai e ka edhe një kërkesë edhe për pronarët e marketeve, duek thënë se duhet t’i ulin çmimet e artikujve.

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet, dhe të gjithë duhet të reflektojnë  që shporta e qytetarit të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve tani janë të larta për standardin e qytetarëve tanë. Por qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë së Veriut, atje është dizelli më lirë për 0.10 cent për arsye se akcizën e kanë më të ultë për 0.20 cent”, thotë Fadil Berjani. /GAZETA ENIGMA/

Dizelli  1.20€/ lit

Benzina 1.28 €/lit

Me rrespekt

Kryetari i shoqates se naftarve te kosoves

Related Articles