Kurti i fton komunitetet të bëhen pjesë e policisë së Kosovës (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka ftuar qytetarët nga radhët e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë të bëhen pjesë e policisë.

Kurti tha se Policia e Kosovës është në shërbim të të gjithëve.

“Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptianë, kroatë dhe malazezë , që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të aplikojnë dhe të angazhohen për sigurinë e të gjithë qytetarëve brenda komunave në veri të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Konkursi mbetet i hapur deri më 26 janar.

Kjo thirrje nga kreu i ekzekutivit vjen pasi më shumë se 600 policë serbë ishin dorëhequr nga policia pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i cili akuzohet për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Related Articles