Kurti: I ftuam LDK-në dhe Nismën për marrëveshje, s’deshën

Kurti: I ftuam LDK-në dhe Nismën për marrëveshje, s’deshën

Një ditë pas dështimit të formimit të Qeverisë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media, raporton Gazeta “Enigma”.

“Kuvendi nuk arriti të zgjedh qeveri të re, përkundër tentimeve te disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë. Përpjekjet për ndërtimin e një shumice nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam”, tha ai.   

Tutje Kurti ka shtuar se”asnjëra nga partitë të cilave u kemi bërë ftesë, nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje. I bëmë ftesë dy herë LDK-së, dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën”.

“LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse NISMA nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë.”

kujtojmë se më 26 tetor, Kurti nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për nisjen e një mandati të ri në pushtet, pasi mori 56 vota për. Tashmë i takon presidentes së vendit, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë./Gazeta Enigma/

Related Articles