Kryeministri Albin Kurti është i ftuar për ta përfaqësuar Kosovën në takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Komisionit të bllokut, Ana Pisonero.
Takimi do të mbahet nesër, ndërkohë që ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e Kurtit. Gazeta Enigma ka dërguar pyetje drejt Qeverisë nëse Kurti do marrë pjesë, por nuk ka pasur përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
Pisonero gjithashtu tregoi se të ftuar janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministri i Malit të Zi, Milojke Spajiq, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo.
Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të afrimit të rajonit me bllokun. /Gazeta Enigma