Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryetarin e sapo emëruar të Ulqinit, Genci Nimanbegun, njofton Gazeta Enigma.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri “për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror”.
“Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit në Mal të Zi. Ai ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme. Me kënaqësi dhe besim të plotë tek ai si kryetar i ri i Ulqinit, e uroj Gencin për një mandat të frytshëm demokratik e progresist! Gëzuar për suksesin tuaj të merituar z. Nimanbegu”, shkroi Kurti në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma