Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të gjatë ka përmendur zhvillimet politike në vend, ndër të tjera i është kundërpërgjigjur emisarit të Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak, i cili u deklarua dje për draftin e Asociacionit.
Tutje Kurti përmendi edhe marrëveshjen bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe dy datat që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet në Samitin e Këshillit Evropian të vitit 2024.
“Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024”, tha Kurti.
Kujtojmë se marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksi i zbatimit të saj, mbetet në tërësi ligjërisht obliguese dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në obligimin që kanë ato për zbatim. Kjo është bërë e qartë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar në vazhdimësi se nënshkrimi i marrëveshjeve garanton zbatimin e tyre.