Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me minstrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ditën e sotme kanë qëndruar në Gjakovë.
Ata gjatë kësaj vizite kanë inspektuar punimet në stadiumin e qyetit.
Në prill të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjakovës, përmes së cilës qeveria është zotuar që të ndajë buxhetin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 9 milionë euro.
Stadiumi i përket kategorisë IV dhe afati i realizimit të kontratës është 36 muaj.