“Kurti ishte në drekë me ambasadorët”, Kryeziu: Presidentja s’e pranoi Konjufcën në takim

“Kurti ishte në drekë me ambasadorët”, Kryeziu: Presidentja s’e pranoi Konjufcën në takim

Përparim Kryeziu nga Presidenca e Kosovës është deklaruar pas takimit të presidentes Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryeziu tutje ka deklaruar se takimi i thirrur nga presidentja Osmani për të diskutuar datën e zgjedhjeve ka qenë vetëm për kryetarët e partive.

Në takimin që u mbajt në Presidencë, mungoi kryeministri Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi. Dreka është caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave”, ka deklaruar ai.

Nga Qeveria kanë thënë se kanë propozuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca të marrë pjesë në këtë takimi pasi kryeministri Kurti është në një drekë me ambasadorët që ishte aranzhuar para tre jave.

“Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, ka thënë Kryeziu. /Gazeta Enigma/

Related Articles