Kurti: PDK ende merr instruksione nga Thaçi e Veseli

Kurti: PDK ende merr instruksione nga Thaçi e Veseli

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  tha se në PDK ekzistojnë katër ose pesë kryetarë, duke thënë se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, duke iu referuar ish-kryetarëve Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Nuk e di a i ka katër apo pesë, por jam i sigurt që s’i ka tre, s’i ka as dy dhe s’e ka as një. Edhe janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike. PDK-ja nuk është reformuar”, tha Kurti në Tëvë1.

Related Articles