Kurti: Janë identifikuar 45 pjesëmarrës të dy organizatave terroriste

Kurti: Janë identifikuar 45 pjesëmarrës të dy organizatave terroriste

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se organet e sigurisë i kanë identifikuar 45 persona si pjesëmarrës të dy organizatave terroriste.

Sipas tij, ka fakte dhe dëshmi pa numër se bëhet fjalë për organizata terroriste.

LEXO EDHE: 149 milion euro të bllokuara, Kurti thotë se janë paralajmëruar edhe masa të tjera ndaj Kosovës

Kurti ka deklaruar se personat në fjalë kanë marrë pjesë në sulme dhe dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme dhe dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, por njëkohësisht kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës, shok bombave, por edhe tek plumbat e automatikëve dhe revolverëve”, ka thënë Kurti.

Related Articles