Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sot për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj 45 të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë.
Kurti tha se ngritja e kësaj aktakuzës ka mundur të bëhet më herët, teksa shtoi se “më mirë vonë se kurrë”.
Mirëpo, kryeministri qeveritar insiston në përmbushjen e disa kritereve të vjetra nga Serbia, ne veçanti të dorëzimit të Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës sepse sipas tij krimin ai e ka kryer në Kosovë.
Bashkëpunim prej shtetit fqinjë të Kosovës, presin edhe në unionin evropian. Por qe nuk qene në gjendje të tregojnë se çfarë plani kanë për ekstradimin e terroristit Milan Radojqiq në Kosovë dhe as ndëshkimin e Serbisë, 352 ditë pas aktit të agresionit.