Kurti: Ka rënie të theksuar të largimit të mjekëve dhe kërkesave për shërim jashtë vendit

Kurti: Ka rënie të theksuar të largimit të mjekëve dhe kërkesave për shërim jashtë vendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ka “rënie të theksuar” të largimit të mjekëve nga vendi dhe të numrit të kërkesave të pacientëve për shërim jashtë vendit.

SIpas tij, kjo dëshmon përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësore dhe të shërbimeve për qytetarët.

Deklarata e tij vjen pas një takimi që ka zhvilluar në Odën e Mjekëve, bashkë me Ministrin ë detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë.

“Zhvillim tjetër pozitiv është gjithashtu fakti se në gjashtë muajt e fundit Oda e Mjekëve ka licencuar rreth 50 mjekë nga radhët e komunitetit joshumicë serb, që tregon vullnet të mirë dhe gatishmëri për integrim në sistemin tonë të shëndetësisë dhe shërbim ndaj pacientëve pa dallim”, ka deklaruar Kurti.

Sfidë ka thënë se mbetet pensionimi i rreth 1 mijë e 600 mjekëve në 10 vitet në vijim, nga 5 mijë e 500 sa janë të licencuar aktualisht.

“Për këtë na duhet bashkëpunim i ngushtë me Odën dhe planifikim i mirë i Ministrisë së Shëndetësisë për zëvendësim të duhur me mjekë të rinj, në fusha sipas kërkesave dhe në komuna që kanë nevojë”, ka thënë Kurti.

Related Articles