Kurti: Kabineti im qeveritar ka qenë i pastër nga korrupsioni dhe ryshfeti

Kurti: Kabineti im qeveritar ka qenë i pastër nga korrupsioni dhe ryshfeti

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se besimi i bizneseve dhe qytetarëve ndaj qeverisë së tij është rritur ndjeshëm.

Ai tha se kabineti i ministrave që ai ka udhëhequr është i pastër nga korrupsioni dhe praktikat e ryshfetit.

Gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Kurti theksoi se klima e të bërit biznes në vend është përmirësuar jo vetëm për shkak të rritjes së qarkullimit, por edhe për shkak të, siç e quajti ai, “parashikueshmërisë institucionale”, e cila sipas tij buron nga besueshmëria e qeverisjes.

Ai insistoi se në qeverinë e tij nuk ka pasur ministra që kanë kërkuar ryshfet apo “haraç” nga bizneset gjatë proceseve tenderuese, duke e paraqitur këtë si një dallim thelbësor nga qeveritë e mëhershme.

“Bizneset sot duan parashikueshmëri dhe ajo vjen nga besueshmëria. Me një kryeministër që nuk pasurohet dhe me ministra që nuk kërkojnë ryshfet në fillim të tenderit apo haraç në fund të tij, është rritur besimi në institucione”, deklaroi Kurti.

Related Articles