Kurti: Kemi bërë investime të rëndësishme në Han të Elezit

Kurti: Kemi bërë investime të rëndësishme në Han të Elezit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditës vizitoi Hanin e Elezit, ku shprehu mbështetje për kandidatin e pavarur për kryetar atje, Rufki Sumën.

Kurti tha se si qeveri qendrore, “gjatë mandatit tonë kemi bërë investime të rëndësishme në Komunën e Hanit të Elezit”.

“Përfshirë parkun “Isa Berisha” ku u mblodhëm sot, asfaltimin e rrugëve të ndryshme, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri”, rregullimin e parkut përgjatë lumit Lepenc, investimin në Stadiumin e Qytetit i cili është në ndërtim e sipër e kthimin e terminalit doganor në pronësi të shtetit. Edhe shumë projekte të tjera do të ishin realizuar poqese do të kishte bashkëpunim të mirë me qeverinë tonë nga ana e kryetarit aktual të komunës”, shkroi Kurti.

“Prandaj, si Lëvizje VETËVENDOSJE!, më 12 tetor në Han të Elezit e mbështesim kandidatin e pavarur për kryetar, Rufki Suma, dhe listën e 17 kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal, shumica gra, me bartëse të listës Medina Imishti. Bashkë për më shumë çerdhe publike, banim të përballueshëm e social dhe furnizim me ujë të pijshëm”, u shpreh tutje kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Enigma

Related Articles