Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmirësojnë raportet përpara se aleatët të preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe Bashkimin Evropian.
“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Bloomberg nga Sllovenia.
Atje, shefi i ekzekutivit kosovar po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit ku në një panel që u mbajt të hënën pati përballje me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq rreth moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.