Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried.
Po ashtu në këtë takim i pranishëm është edhe zv/ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
Gjatë konferencës për medie Kurti tha se Kosova duhet ta anëtarësohet në NATO dhe të bëhet pjesë e partneritetit të paqes”.
“Dje u bënë 2 muaj që kur nisi agresioni i pajustifikuar i federatës Ruse ndaj Ukrainës. kjo luftë po zgjat shumë gjatë se sa agresori e priste. Reagimi dhe rreshtimi i Kosovës me ShBA, BE-në ke ka qenë i menjëhershëm”.
Tuttje Kurti ka thënë se “përpos sanksioneve që i kemi vendos federatës ruse kemi shpreh gadishmërinë të presim mbi 5000 refugjat nga Ukraina. Është për të ardhur keq që kemi refuzimin e Serbisë për të sanksionuar Rusinë”.
“Për ShBA Kosova do mbetet mik aleat dhe partner i besueshëm. Kosova duhet ta anëtarësohet në NATO dhe të bëhet pjesë e partneritetit të paqes”, ka përfunduar Kurti./Gazeta Enigma/