Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.
Ai theksoi se vendi ka nevojë për një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.
Kurti shkruan se krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën.
“Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik”, tha kryeministri Kurti. /Gazeta Enigma/.