Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti ka kritikuar kundërkandidatin e tij nga radhë e PDK-së, Bedri Hamzën, duke thënë se ky i fundit nuk u mor aspak me çështjen e dinarit serb si kryetari i Mitrovicës së Veriut, dhe se dy herë së ishte ministër i Financave, nuk u kujtua asnjëherë për nënat lehona dhe fëmijët që kanë nevojë për mbështetje.
“Ne e kemi ndihmuar vazhdimisht komunën jugore të Mitrovicës edhe komunën veriore të Mitrovicës, por a e dini çfarë, të dashur qytetarë? Kandidati për kryeministër i PDK-së dhe kryetari i komunës këtu, një mandat si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, nuk u mor fare me dinarin serb si mjet pagese. Dhe jo vetëm kaq! Kryetari i komunës jugore këtu, përveç se që ka qenë Guvernator për një mandat, ka qenë edhe dy herë ministër i Financave. Dhe gjatë këtyre dy herave që ka qenë ministër i Financave, nuk u kujtua asnjëherë se në këtë vend ka nëna lehona dhe fëmijë që kanë nevojë për mbështetje financiare nga shteti. E sikur kjo të mos mjaftonte, ky kryetar i komunës jugore të Mitrovicës, kur i ka fitu zgjedhjet në veri të Mitrovicës Erden Atiqi i VETËVENDOSJE!-s, nuk ja ka uru fitoren, nuk ja ka uru fitoren dhe as nuk ka shkuar asnjëherë në zyrë ta vizitojë. Prandaj, kryetarin e komunës jugore të Mitrovicës këtu, unë e ftoj publikisht që të shkoj në veri e të pijë kafe te kryetari i komunës veriore të Mitrovicës Erden Atiqi. E ftoj publikisht, e ftoj publikisht Bedri Hamzën që të kaloj Ibrin e të shkoj te Erden Artiqi se edhe atje është Kosovë, edhe ajo është Republika e Kosovës”, tha Kurti gjatë një tubimi në Mitrovicë të Jugut. /Gazeta Enigma