Kurti: Ky është viti i integrimit të komunitetit serb

Kurti: Ky është viti i integrimit të komunitetit serb

2024-tën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar si vitin e integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaporta në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.

E këtë Kurti e sheh si rezultat të punës konstuktive në mes Qeverisë dhe qytetarëve.

“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6,8 mijë ID dhe 1,1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Enigma


Related Articles