Kurti: Lulzim Hetemi çdo ditë i merr nga dhjetë kërkesa të dalë prej zyrës së tij

Kurti: Lulzim Hetemi çdo ditë i merr nga dhjetë kërkesa të dalë prej zyrës së tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një shkrim në Facebook, ka deklaruar se Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij, raporton Gazeta Enigma.

Kurti gjithashtu u shpreh se e falënderon kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës si dhe rendin e ligjin.

Në shkrimin e kryeministrit Kurti ndër të tjera thuhet:

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.” /Gazeta Enigma

Related Articles