Kryeministri Albin Kurti ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar për aderimin e ish-futbollistit dhe trajnerit, Bylbyl Sokolit në Lëvizjen Vetëvendosje. Lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, nuk është deklaruar ende.
Ai ka bërë me dije se Sokoli do të jetë kandidat për zgjedhje, shkruan Enigma.
“Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror. Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit”, ka shkruar Kurti.
Bazuar në numrin e rastit “PPS.nr.62/2023”, që figuron në thirrjen që publikoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, merret vesh se Kurti do të intervistohet lidhur me skandalin e Rezervave Shtetërore, për të cilin vitin e kaluar pati edhe arrestime.
Ai duhet të paraqitet në objektin e Prokurorisë më 16 dhjetor, në orën 09:30.
“Në mbështetje të nenit 120 të Kordit nr.08/L-032 të Procedurës Penale të Kosovës (KPP), detyroheni që t’i përgjigjeni thirrjes”, thuhet në thirrjen e nënshkruar nga dy prokurorët special, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.