Kryeministri Albin Kurti dhe gruaja e tij Rita, janë pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe zonja e parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, pak para nisjes së ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
“Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”, shkroi Kurti në një postim në Facebook, duke shpërndarë një video nga pritja. /Gazeta Enigma