Kurti: Me rreziqet që po i kanosen Evropës e Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes në botë është evidente

Kurti: Me rreziqet që po i kanosen Evropës e Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes në botë është evidente

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se paqja në rajonin tonë, e sidomos në Kosovë, është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë, shkruan Enigma.

Kurti është shprehur se me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe Lindjes së Mesme, ai tha se brishtësia e paqes sot kudo në botë është evidente.

“Paqja në rajonin tonë, e sidomos në Kosovë, është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë, sepse është dashur të luftohet e të përpiqemi vazhdimisht për të. Me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes sot kudo në botë është evidente”.

“Natyrisht paqja kryesisht destabilizohet nga jashtë, por është edhe një punë që realizohet edhe përbrenda, këtu nuk e vë në dyshim vullnetin e një populli për ta ndërtuar dhe forcuar paqen. Popujt janë të mirë dhe popujt e duan të mirën”, ka deklaruar Kurti në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”.

Ai ka folur edhe për qeverisjen e tij, ku ka thënë se Kosova ka njohur përparim e progres si kurrë më parë në tre vitet e fundit.

“Rritja mesatare ekonomike është në nivelin 6.2%, ekonomi e vendit, brutoprodukti vendor është gjashtë fish më i madh se në vitin 2000 dhe tri herë më i madh se më 2008 kur u shpallë Pavarësia. Eksportet e investimet e huaja janë dyfishuar. Kemi rritje të punësimit mbi 21%, nga 350 mijë vende pune sa ishin në Kosovë sektorin publik dhe privat në pranverën e vitit 2021 në 425 mijë vende pune tani që po flasim. Pagat janë në trend të rritjes, e ajo minimale është dyfishuar në këto vitet e fundit”, ka thënë Kurti.

Related Articles