Kurti mirëpret letrën e politikanëve perëndimorë ndaj Kosovës: E mirëseardhur pas veprimeve agresive të Serbisë

Kurti mirëpret letrën e politikanëve perëndimorë ndaj Kosovës: E mirëseardhur pas veprimeve agresive të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas letrës së hapur të kryetarëve të komisioneve për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, SHBA-së, Gjermanisë dhe vendeve të tjera, përfshirë Ukrainës, për qasje të re ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka falenderuar deputeten britanike, Alica Kearns, senatorin amerikan Bob Menendez dhe politikanin gjerman, Michael Roth lidhur me këtë letër duke treguar mbështetjen për Kosovën.

Sipas tij, kjo është e mirëseardhur për të qenë më të vëmendshëm ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë.

Postimi i tij:

“Faleminderit @aliciakearns @SenatorMenendez, @MiRo_SPD dhe pjesës tjetër të kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë që kanë bërë thirrje për solidaritet me / 🇽🇰 dhe një qasje ndaj rajonit më të vëmendshëm ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Related Articles