Të mërkurën e 5 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosja po mban tubimin e madh në sheshin ‘Shadërvan’ me qytetarët e Prizrenit, shkruan Gazeta Enigma.
Gjatë fjalës së tij, Kurti shpalos programin për qeverisjen e ardhshme, teksa pati disa fjalë edhe për kabinetin e tij qeveritar.
“Të gjitha këto, unë kurrë nuk kisha mundur t’i bëj vet, unë e kam ekipin e mirë, ministrat, zëvendësministrat, grupin e deputetëve. Sepse e keni pa një propagandë që qarkullon: “Albini i mirë, po rrethi i tij nuk e di a janë bash të mirë”. Pa atë rreth, unë nuk kisha mujtë me i bo këto punë të mira”, tha Kurti para prizrenasve.