Kryeministri Albin Kurti në vizitën e tij të parë jashtë shtetit, prej kur kanë filluar zhvillimet në Ukrainë, ka folur për mbështetjen edhe përkrahjen e Kosovës ndaj këtij shteti.
Ai, në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, ka thënë se qëndrojnë pranë popullit ukrainas dhe pranë presidentit, Volodymyr Zelenskyy.
Kurti ka shtuar se qëndrojnë pranë shteteve që e dënojnë agresionin rus që është duke u bërë në Ukrainë./Gazeta Enigma/