Zyra e Kryeministrit ka dërguar sot një njoftim për darkën e mbrëmshme në Shkup ku shefi i Qeverisë ka marrë pjesë bashkë me liderë të rajonit dhe zyrtarë nga ShBA dhe BE.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
“Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së”, thuhet në njoftim.