Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Kosovës, Michael Davenport.
“Gjatë takimit u diskutua për vendosjen e ligjshmërisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet harmonizimit të akteve juridike me legjislacionin primar”, thuhet në kumtesë,
Në takim është përmendur edhe qëllimi i kthimit të ligjshmërisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit.