Kurti në telefonatë me Scholz: Rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore

Kurti në telefonatë me Scholz: Rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka pasur një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Përmes një statusi në ‘X’, Kurti tha se Scholzit ia ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

Gjithashtu, Kurti tha se ia ka rikonfirmuar angazhimin e Qeverisë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike.

Kujtojmë që kryeministri Kurti, dy ditë më parë pati një vizitë në Gjermani, ku u prit atje në takim nga Ministrja e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe energjia ishin çështjet kryesore për të cilat u diskutua.

“Kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë”, thuhet në kumtesë.

Related Articles