Llapjani deklaron në Polici se e shkrepi armën nga mërzia për vdekjen e vëllait

Llapjani deklaron në Polici se e shkrepi armën nga mërzia për vdekjen e vëllait

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën në fshatin Bërvenik të Podujevës, ku një person po dyshohet ka gjuajtur rreth 10 orë. Rasti ka ndodhur në pikë të ditës, kur i dyshuari shkrepi armën në një rrugë të fshatit dhe më pas u arrestua.

Siç merr vesh Sinjali, fillimisht i dyshuari është denoncuar nga një bashkëfshatar, i cili e ka akuzuar se ka pasur për qëllim që ta qëllojë.

Por pasi i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ka dhënë deklaratën e tij, ku mes tjerash, burimet thonë se ka deklaruar se motivi që e ka shtyrë të gjuajë me armë ka qenë pikëllimi e dhimbja që ka përjetuar pas vdekjes së vëllait.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga ana e Policisë dhe është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur një armë dhe rreth 50 fishekë.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit dhe dorëzimin e kallëzimit penal.

Related Articles