Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive

Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se do të shkojë në seancën konstitutive të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa çka është shprehur edhe optimist që do të shkojë mirë.

“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha shkurti ai.

Sot, më 10 shkurt 2026, do të mbahet mbledhja e përbashkët e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, me kryetarët e subjekteve politike.

Takimi do të zhvillohet duke filluar nga ora 17:00, në Sallën C 301 të Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite është diskutimi për përgatitjet e Seancës konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Related Articles