Lëvizja Vetëvendosje! e ka mbajtur tubimin e radhës në Prizren, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në pamjet e publikuara, pjesëmarrja në këtë tubim ishte masive, dhe mjaft e elektrizuar nga kryeministri aktual i vendit.
Ndonëse pa program konkret, në fjalën e tij Kurti foli për të arriturat në sektorët e ndryshëm.
Mes tjerash, ai deklaroi se kjo Qeveri po ia bën ‘hyzmetin’ punëve të shtetit, e se ‘nijetin’ e kanë të mirë.
“Të jeni të sigurt që nijetin e kemi të mirë, hyzmetin po ia bëjmë, ymytin e kemi të madh, e me kismet me 9 shkurt lezet e selamet cep më cep”, tha Kurti, teksa masa u elektrizua jashtëzakonisht.