Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, përmes një njoftimi ka deklaruar se ka pas rritje të pagave në sektorin privat gjatë vitit 2024, duke thënë se kjo është dëshmi e mbështetjes që Qeveria e tij i ka dhënë ekonomisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një postim në Faebook Kurti tha se paga mesatare neto është rritur për 50%, ndërsa ajo bruto për 57%, krahasuar me vitin 2020. Ai theksoi se kjo është rritja më e madhe ndonjëherë brenda një viti dhe më e lartë sesa shtatë vjet të qeverisjeve të mëparshme të marra së bashku.
“Në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto). Nga mbështetja që i kemi dhënë sektorit privat kanë përfituar edhe bizneset edhe punëtorët, edhe shteti edhe qytetarët. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024 ka shënuar rritjen më të lartë ndonjëherë krahasur me vitin paraprak – kjo rritje është më e madhe sesa e gjithë rritja e pagës mesatare marrë së bashku në shtatë vjet të qeverisjeve të kaluara”.