Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, për t’u takuar me kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun.
Para takimit, Kurti tha se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit.
“Po i vazhdojmë përjepjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfiden e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së, gjithçka brenda fare pak ditësh do të mirret vesh”, tha ai.
Sipas afateve kushtetuese, data e fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 mars.
